Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netët evropiane rikthehen në Karagaq, Peja synon fitoren e parë në ENBL

NULL NULL
28.10.2025 19:22

Pas më shumë se dy javësh, atmosfera e garave ndërkombëtare rikthehet në “Karagaç”. Peja sonte do të përballet me ekipin bullgar Spartak Pleven, në kuadër të ligës rajonale ENBL (European North Basketball League).

Kjo është ndeshja e tretë për skuadrën pejane në këtë kompeticion, pas dy sfidave të para që fatkeqësisht nuk sollën fitore. Megjithatë, skuadra e udhëhequr nga kapiteni Dardan Berisha është e vendosur të regjistrojë suksesin e parë evropian para tifozëve të vet.

Përballë Pejës është një kundërshtar i fortë, Spartak Pleven, që deri më tani ka fituar të dy ndeshjet e para në ENBL (bilanc 2/0). Skuadra bullgare do të kërkojë ta vazhdojë serinë e sukseseve, ndërsa Peja synon t’i shkaktojë humbjen e parë.

Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 19:30 në “Karagaç Arena” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 4.

lajme të ngjashme