Nobeli për Paqe, kryeministrja e Japonisë planifikon ta nominojë Trumpin NULL NULL 28.10.2025 14:17 28.10.2025 14:17 Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi do të nominojë presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe. Kwshtu iu tha gazetarëve të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Takaichi u takua me Trumpin të martën në mëngjes në Tokio, ku diskutuan çështje ekonomike dhe të sigurisë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Në një periudhë kaq të shkurtër kohore, bota filloi të gëzonte më shumë paqe”, u tha Takaichi gazetarëve. “Unë vetë u impresionova dhe u frymëzova shumë nga ju, President,” shtoi Takaichi. Politikanja María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025, njofton Klankosova.tv. Për çmimin e sivjetëm ishte përfolur emri i presidentit amerikan, transmeton Klankosova.tv. Nuk e fiton Donald Trumpi, María Corina Machado rrëmben Nobelin për Paqe