Këto janë qytetet më të kulturuara të botës NULL NULL 29.03.2016 12:00 29.03.2016 12:00 Teatro, muze, galeri arti, kinema e monumente të vjetra që tregojnë histori, janë treguesit kryesorë se sa ka kulturë një vend i caktuar. Vendet si Londra, Parisi e New York’u janë vendet e njohura botërisht për aktivitetet kulturore që u ofrojnë vendasve e turistëve, me një numër të madh të muzeve kombëtarë dhe teatrove. Sipas një raporti të “World Cities Cultuer Forum”, Berlini, Stambolli. Johanesburgu. Londra, Mumbai, New York’u, Parisi, Sao Paolo dhe Tokio janë vendet që konsiderohen si qytetet më të kulturuara në botë, transmeton Klan Kosova. Secili qytet është studiuar në bazë të gjashtë treguesve: trashëgimia kulturore, kultura letrare, filmat dhe lojërat, artet, njerëzit dhe talenti dhe diversiteti kulturor. Numrin më të madh të muzeve kombëtare në botë e ka Shanghai me 27 muze, më pas vjen Parisi me 24 dhe Berlini me 18. Ndërsa, numrin më të madh të muzeve në përgjithësi jo domosdoshmërisht kombëtare, e ka Londra me 162, më pas Berlini me 14 dhe New York’u me 126 Ndërsa Londra ka vizitorët më të mëdhenj vendorë të muzeve, rreth 53 për qind e popullsisë vizitojnë muzetë. Qyteti më numrin më të madh të librarive publike, është Parisi me 830 biblioteka, më pas Shanghai me 477 dhe Londra me 383 biblioteka. Qyteti që ka më së shumti librari është Tokyo me 1675 të tilla, më pas Shanghai me 1322 dhe Parisi me 1025 librari. Më së shumti kinema ka Parisi me 302 të tilla ndërsa pas Parisit vjen Shanghai me 230 kinema dhe Stambolli me 118. Për numrin më të madh të teatrove vendin e parë e zë New York’u me 420 teatro, më pas vjen Paris’i me 353 teatro dhe në fund Tokyo me 230 të tilla.