Bashkimi triumfon në derbin ndaj Trepçës, dominim i plotë në Mitrovicë! NULL NULL 26.10.2025 21:30 26.10.2025 21:30 Bashkimi ka dalë fitues në derbin e javës, duke mposhtur Trepçën me rezultat bindës 79-93. Nënkampionët e Kosovës shfaqën superioritet gjatë gjithë takimit, duke e mbajtur kontrollin nga fillimi deri në fund, ndërsa epërsia më e thellë arriti edhe deri në +19 pikë. Në anën tjetër, Trepça pati një paraqitje nën nivel. Lojtarët dukeshin të lodhur dhe pa energji për të reaguar, ndërsa problemi kryesor ishte efikasiteti i dobët nga gjuajtjet e lira – vetëm 15 të sakta nga 30 tentativa, plot 15 të huqura që kushtuan shtrenjtë. Fitoren e Bashkimit e udhëhoqi TJ Bickerstaff, i cili regjistroi një paraqitje të shkëlqyer me 15 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime e krah tij ishin edhe Isiah Cousins me 18 pikë e 7 kërcime si edhe playmakeri fantastik, Kyan Anderson që kontribuoi me 14 pikë e 4 asistime . Te Trepça, më i dalluari ishte Brown me 19 pikë dhe 13 kërcime, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen./Klankosova.tv