“4-5 deputetë mangu”, Kusari – Lila thotë se nuk i kanë votat për Qeveri NULL NULL 25.10.2025 08:51 25.10.2025 08:51 Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se ende nuk i kanë votat për Qeverinë “Kurti 3”. Sipas saj, janë afër 4-5 deputetë “mangu” për të pasur minimumin e shumicës që nevojiten. Tutje, ajo tha se nuk ka pasur takime zyrtare mes partive, por ka pasur komunikime individuale me deputetë që mund të ndikojnë në formimin e qeverisë. “Pritjet janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë në këtë moment edhe përderisa po flasim ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq, që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur”, deklaroi Kusari – Lila në Tëvë1, transmeton Klankosova.tv. “Përpjekjet do të vazhdojnë, nuk ka pasur formacion zyrtar të takimeve mes partive politike, më shumë komunikime me deputetë, porse në cilindo format ose në cilindo rast e shohin si të domosdoshme një funksionalizim të plot të institucioneve të vendit”, vijoi ajo. Ndër tjerash, deputetja Kusari – Lila tha se edhe në rast se i kanë 61 vota, prapë “do të ishte një qeveri gati se të them e pakicës”