Khloe Kardashian thotë se s’ka bërë seks që 3 vjet NULL NULL 23.10.2025 22:07 23.10.2025 22:07 Khloe Kardashian ka folur për jetën e saj seksuale. Gjatë premierës së sezonit të 7-të të “The Kardashians”, nëna e dy fëmijëve u tregua e sinqertë kur mësoi për beqarinë e Julia Fox. Simon Huck ishte ai që i tregoi Khloe Kardashianit se Fox nuk kishte bërë seks për katër vjet, dhe pas kësaj pasoi edhe përgjigja e saj. “Nuk kam bërë seks për më shumë se tre vjet”, rrëfeu Khloe, 40-vjeçare, transmeton Klankosova.tv. Huck nuk mundi ta fshihte tronditjen e tij nga rrëfimi i saj, megjithatë kërkoi detaje. “Vërtetë nuk po del me askënd?”. “Jo”, tha ajo.