Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Beograd promovohet “Kur do të pajtohen serbët dhe shqiptarët“ i Belul Beqajt

NULL NULL
28.03.2016 16:52

 

Në Qendrën e Dekontaminimit Kulturor në Beograd është promovuar libri i  Belul Beqaj, “Kur do të pajtohen serbët dhe shqiptarët“, i shkruar në gjuhën serbe.

Recensentë të librit janë prof.dr. Hajredin Kuçi dhe prof. Dr. Mladen Mirosavleviq.

Kuçi ka theksuar se autori me këtë libër “jep kontribut publik akademik dhe intelektual që pajtimi serbo- shqiptar duhet të përmbyllë ciklin e konflikteve, urrejtjes dhe mosmarrëveshjeve dhe të hap etapën e bashkëpunimit e cila duhet të rrumbullakësohet me Traktatin e Paqes i cili do të lë pas vete të kaluarën dhe do të eliminojë pengesat për bashkëpunimin regjional dhe integrimet evropiane, peng e të cilave janë mu marrëdhëniet serbo shqiptare “.

Në promovim gjithashtu u tha se nga vet titulli i kësaj vepre mund të kuptohet se autori nuk ka dilemë se a do të pajtohen serbët dhe shqiptarët por para vetes parashtron aksiomën sipas së cilës dy popuj nuk kanë zgjidhje tjetër përveç pajtimit, ndërkaq  pyetja e cila shtrohet në libër është se kur do të ndodh kjo.

Beqaj, siç u potencua në promovim ka bërë para se gjithash një hap jo të zakonshëm por edhe të guximshëm.

Libri është vlerësuar lartë edhe nga Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit në Serbi  dhe  panelistët tjerë që morën pjesë në promovimin e “Kur do të pajtohen serbët dhe shqiptarët“.

Aty ishte edhe i pranishëm edhe drejtori i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme