Lituanezi që udhëtoi në Ballkan me motoçikletë, vizitoi edhe Kosovën NULL NULL 28.03.2016 15:00 28.03.2016 15:00 Ndër shumë vende të Ballkanit, ai zgjodhi ta vizitoj edhe Prizrenin e bukur dhe qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Është Jacob Laukaitis nga Lituania i cili ka kaluar nëpër 15 shtete të Ballkanit dhe 19 kufij më motoçikletën e tij. Ai thotë se ju kanë dashur 4 javë për ta përfunduar ekspeditën e tij, njofton Klan Kosova. Laukaitis i cili ka vizituar edhe qytetin e bukur të Prizrenit ka treguar se para të niste këtë udhëtim ka rruar kokën e tij, pasi kjo të do të ishte më higjienike sipas tij, ndërsa ka thënë se nuk i është dashur harta, pasi ka zbuluar më shumë vende vetë. “Tërë ky udhëtim ka qenë një eksperiencë e madhe e cila më ka ndryshuar jetën”, ka thënë Laukaitis Më poshtë mund ta shihni videon.