Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pjesëmarrja e votueseve deri në orën 11:15 në RMV, 9.3%

NULL NULL
19.10.2025 13:12
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut

Në konferencën e dytë për shtyp sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se pjesëmarrja deri në orën 11:15 në territorin e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave nga 3 mijë e 139 vendvotime, është 9.3%.

Në zgjedhjet e sotme, votimi po zhvillohet në 3 mijë e 474 vendvotime, ku 1 milion e 832 mijë e 415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00, shkruan Alsat-M, transmeton Klankosova.tv.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10 mijë e 490 kandidatë.

lajme të ngjashme