Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Motoristët drejt Hagës, Haradinaj: Bubullima do dëgjohet edhe në qelitë e çlirimtarëve dhe përtej

NULL NULL
19.10.2025 11:16

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Nasim Haradinaj ka ndarë një dedikim në rrjetet sociale për organizimin e motoristëve defilues drejt Hagës.

Ai thekson ndër tjera se bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, transmeton klankosova.tv.

”Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë …!

Ata po bashkohën e ribashkohën dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e “zhurmshme”  …..

Bubullima e motorëve do dëgjohët edhe ne qelitë e çlirimtarëve tanë dhe përtej…..!”.

lajme të ngjashme