Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të plagosurit në Pejë, në gjendje të rëndë – Prokuroria jep detaje (PAMJE)

NULL NULL
17.10.2025 17:25

Dy të plagosurit nga arma e zjarrit në Pejë, janë në gjendje të rëndë.

Kështu u bë e ditur për Klankosova.tv, nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona të cilët sipas informatave janë në gjendje të rënde”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Policia e Kosovës ka qenë efikase dhe ka arrestuar të dyshuarin në vendin e ngjarjes.

“Po ashtu, Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Pejë,  gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.  Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes nga njësitet relevante. Dyshimet janë se me dy armë zjarri janë qëlluar viktimat nga personi i dyshuar”, tha tutje Nikçi.

Dy të plagosur nga të shtënat në Pejë (VIDEO)

lajme të ngjashme