Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Libri shëtitës…

NULL NULL
28.03.2016 10:29

Në kohën kur pothuajse të gjitha blerjet po bëhen online, libri me fletë rrezikon të zhduket, në favor të teknologjisë.

Por ka njerëz në botë që kanë krijuar librari nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet, për t’i afruar njerëzit me librin e prekshëm.

Në vitin 2012, italiani Massimo Bartolini realizoi një bibliotekë për “Belgian Art Festival”, e përbërë nga 12 rafte të vendosura në parkun e qytetit Ghent.

Librat u vunë në dispozicion nga bibliotekat lokale dhe fitimet shkuan për bamirësi.

Ndërsa një bullgar përshtati një librari në breg të detit, në Albena, me 2500 tituj në gjuhë të ndryshme te botës.

libri1

Njerëzit i lexonin ato gjatë kohës së plazhit dhe i kthenin para se të largoheshin, shkruan botimeshqip.com

Nuk mund të mungonin as libraritë mbi rrota, ato që përshtaten mbi triçikle dhe shëtisin nëpër zona të ndryshme.

Por, ka edhe nga ato që instalohen nëpër autobusë, që udhëtarët të shtyjnë kohën. Kjo ka ndodhur me një shofer autobusi në Brazil, adhurues i letërsisë.

Mendon që ta zgjerojë nismën te të gjithë autobusët e rajonit ku jeton.

libri2

lajme të ngjashme