Arifi: S’ka formim të qeverisë, Kurti nuk i ka votat (VIDEO) NULL NULL 14.10.2025 10:06 14.10.2025 10:06 Avni Arifi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova Pavarësisht se fitoi, Lëvizja Vetëvendosje nuk pritet të arrijë të formojë qeverinë e re, Kurti 3. Kështu ka vlerësuar analisti Avni Arifi i cili foli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Sipas Arifit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend për të ndërtuar shumicë parlamentare. “Sipas të gjitha gjasave, jo, sepse nuk i ka votat. Që nga 9 shkurti është abuzuar me deklaratën ‘i kam votat’. Kur vinte puna me votu, i dilshin vetëm 58 deputetë. Tash i ka dy opsione, nëse mundet me bind Duda Baljen, edhe Adem Hoxhën, dhe me korruptu ndonjë deputet nga partitë opozitare”, tha Arifi. /Klankosova.tv