AAK-ja e fiton një komunë, në katër është në balotazh si parti e parë NULL NULL 13.10.2025 01:02 13.10.2025 01:02 Partia e Ramush Haradinajt ka arritur të fitojë një komunë qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Deçani është komuna që nuk e zhgënjeu AAK-në, kurse janë edhe katër komuna tjera ku kjo parti ka dalë e para, por që do të bëjë fushatë edhe një herë në mënyrë që të bind qytetarët. Më poshtë janë komunat që i fitoi AAK-ja dhe vazhdoi në balotazh: Deçanin e fiton pa balotazh Në Gjakovë në balotazh si parti e parë me LVV-në Në Klinë në balotazh si parti e parë me PDK-në Në Rahovec në balotazh si parti e parë me LVV-në Në Suharekë në balotazh si parti e parë me LDK-në