Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Publikohet agjenda, Von der Leyen të mërkurën në Kosovë

NULL NULL
10.10.2025 13:33

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 15 tetor.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e institucionit të cilin ajo e drejton, Von der Leyen gjatë qëndrimit në vendin tonë të mërkurën do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndalesën e parë gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, shefja e KE-së do ta bëjë më 13 tetor në Shqipëri, njofton Klankosova.tv.

Rama ndan lajmin e mirë, Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor (VIDEO)

Atje, ajo do të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, ajo do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë, njofton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme