Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja kthen shkretëtirën në pyll në kujtim të djalit të vdekur

NULL NULL
26.03.2016 17:00

Në kujtim të djalit të saj të vdekur 16 vjet më parë në një aksident rrugor, Yi Jiefeng i është përkushtuar një misioni shumë të vështirë: të bëjë një pyll në shkretëtirën e Alashan.

Kështu, gruaja vendosi që t’ia kushtoj jetën asaj që ishte ëndrra e të birit, të ndalte përparimin e shkretëtirës në veri të Mongolisë.

“Ishte një person shumë i dashuruar pas natyrës, që kur ishte i vogël. Shqetësohej për gjithçka; për shiun, erën, bimët, kafshët, e të tjerë”, tregon gruaja.

Sipas medieve ndërkombëtare, Yi Jiefeng së bashku me burrin e saj, vendosën që t’i shpenzojnë parat e sigurimit të jetës, për të krijuar në 2003 një shoqatë jo-fitimprurëse, për t’iu dedikuar ri-pyllëzimit të shkretëtirës.

Në fillim nuk kishin njohuri për pemët dhe tentativa e tyre e parë ishte jo-frytdhënëse, shkruan shekulli. Por pavarësisht kësaj, ata nuk hoqën dorë nga qëllimi dhe provuan këtë herë duke u konsultuar me ekspertë të agronomisë.

“Duket që shpirti i djalit tonë po na sillte fat: kur mbaruam së mbjelluri , nisi që të bjerë shi shpesh”, thotë gruaja.

Për këtë arsye, që prej asaj kohe, çdo vit çifti mbjell pemë vazhdimisht sa herë që bie shi. Falë kësaj, shkalla e mbijetesës së pemëve është më i madh se 85%.

lajme të ngjashme