Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studentja amerikane vdes në Tesla, familja e padit: Ajo nuk mundi ta hapte derën

NULL NULL
04.10.2025 13:50

Prindërit e një studenteje që vdiq tragjikisht në një automjet Tesla kanë ngritur një padi kundër kompanisë, duke pretenduar se aksidenti u shkaktua nga një defekt i njohur në dizajnin e Cybertruck.

Ata pretendojnë se vajza e tyre nuk ishte në gjendje të dilte nga automjeti, i cili u përfshi nga flakët pas përplasjes, raporton Unilad, transmeton Klankosova.tv

Nëntorin e kaluar, 19-vjeçarja Krysta Tsukahara, 20-vjeçari Jack Nelson dhe shoferi 19-vjeçar Soren Dixon humbën jetën në aksident,

Raportet e medias thanë se Cybertruck, në pronësi të familjes Dixon, goditi një pemë në Piedmont të Kalifornisë.

Pothuajse një vit pas aksidentit, Carl dhe Noelle Tsukahara, prindërit e studentes së ndjerë, ngritën një padi. Dokumenti prej 36 faqesh, i paraqitur në Gjykatën e Lartë të Qarkut Alameda, pretendon se dizajni i derës së Teslës e bëri të pamundur që Krysta të dilte nga automjeti, edhe pse ajo nuk pësoi lëndime kërcënuese për jetën në vetë aksidentin.

Studentja amerikane vdes në Tesla, familja i padit. "Ajo nuk mundi ta hapte derën"

Sipas padisë, studentja pësoi lëndime të lehta në aksident, por vdiq nga djegiet dhe thithja e tymit kur bateria e Cybertruck u përfshi nga flakët.

Padia pretendon se makina nuk kishte një mekanizëm funksional dhe të aksesueshëm për hapjen e derës emergjente.

“Nuk kishte asnjë mekanizëm funksional dhe të aksesueshëm për mbylljen manuale ose për hapjen e derës emergjente me anë të të cilit ajo mund të ishte arratisur. Vdekja e saj mund të ishte parandaluar”, thuhet në padi.

Akuzat shkojnë një hap më tej, duke sugjeruar se Tesla është në dijeni të një të mete të rrezikshme në dizajnin e automjeteve të saj.

“Tesla e di që kjo ka ndodhur dhe do të vazhdojë të ndodhë, dhe ata nuk po bëjnë gjë tjetër veçse shesin një makinë me një sistem që i bllokon njerëzit dhe nuk u jep atyre rrugëdalje”, tha familja e studentit të ndjerë. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme