Çfarë ka pranuar Hamasi dhe çfarë ka refuzuar nga plani i Trumpit? NULL NULL 04.10.2025 07:40 04.10.2025 07:40 Hamasi, grupi që kontrollon Gazën, i është përgjigjur planit 20-pikësh të Trumpit për të ardhmen e Rripit të Gazës. Deklaratat e së shtunës nuk çojnë në një marrëveshje të plotë, por Hamasi ka pranuar disa nga elementët thelbësorë që vendet perëndimore dhe të Lindjes së Mesme i shohin si të nevojshëm për t’i dhënë fund luftës. Pikat për të cilat ata bien dakord: Hamasi pranoi të lirojë të gjithë pengjet e mbetura izraelite, vetëm disa orë pasi Presidenti i ShBA-së Donald Trump u dha atyre një afat deri në orën 12:00 (sipas kohës lokale të Kosovës) të dielën për të pranuar planin e tij të paqes për Gazën. Gjithashtu tha se “rinovon marrëveshjen e saj për t’ia dorëzuar administrimin e Rripit të Gazës një organi palestinez të pavarurish (teknokratësh), bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe mbështetjen arabe dhe islamike”. Por Hamasi dëshiron negociata të mëtejshme mbi këto pika: Grupi nuk përmendi çarmatimin në deklaratën e tyre. Gjithashtu nuk pranoi të mos luante më rol në qeverisjen e Gazës. Është e paqartë nëse Trump do të pranojë rinegocimin e këtyre çështjeve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.