Rama pasi Çeko refuzon përballjen: Nuk jeni as i punës, as i fjalës – sot e morën vesh krejt qytetarët e Prishtinës NULL NULL 02.10.2025 17:51 02.10.2025 17:51 Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një mesazh kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Hajrullah Çeko-t, i cili ka refuzuar të përballet me të në debat televiziv. Siç thotë ai, kandidati i VV-së nuk është as i punës, as i fjalës, meqë vet Çeko i ka kërkuar ta caktojë studion për përballje, dhe përfundimisht nuk ka pranuar të jetë pjesëmarrës në Rubikon, transmeton klankosova.tv. ”Unë e kom ditë po sot e morrën vesh krejt qytetarët e Prishtinës!”, shprehet Rama.