Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime NULL NULL 28.09.2025 21:42 28.09.2025 21:42 Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në mes fshatrave Duhle dhe Carralevë. “Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi për Klankosova.tv. Tutje, ai u shpreh se rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësite kompetente policore. “Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, u shpreh Bytyqi.