Tragjike: Vëllai i Gjestit humb jetën në një aksident trafiku në Pejë NULL NULL 26.09.2025 15:28 26.09.2025 15:28 Nga aksidenti tragjik në Pejë, i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit, Gjesti. Kështu ka njoftuar fshati Treboviq, transmeton Klankosova.tv. “Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatësisht afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës. Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!”, thuhet në njoftimin e fshatit. Aksidentin me fatalitet, për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.