6 vendet e botës që e besojnë më së paku Zotin NULL NULL 24.03.2016 18:00 24.03.2016 18:00 Besimi në fe ndër vendet e botës, është gjithnjë e në rënie. Për të herë të parë ndonjëherë, Norvegjia është shteti që tani ka më shumë njerëz që nuk besojnë në Zot me 39% ateistë e 37% të besimtarëve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ky në monedhën e të cilit shkruhet “Në Zot ne Besojmë”, besimi në kristianizëm është po ashtu në rënie. Ndërsa tani shkruan The Independent, studime të reja kanë treguar se besimi në fe ka shënuar rënie, për shkak se shumë njerëz janë deklaruar si “ateistë të bindur”. Mirëpo, pavarësisht trendit që më pak njerëz po besojnë në Zot, del se vetëm disa shtete kanë më shumë se 20% të qytetarëve të cilët janë komfort me të deklaruarit se janë ateistë. Këto janë gjashtë shtetet më ateiste në botë, pa përfshirë Norvegjinë: Kina Deri më tani Kina ka përqindjen më të lartë të ateistëve. Sipas Win/Gallup, rreth 40% e deri në 49% e popullit kinez identifikohen si agnostikë apo ateistë. Në Kinë regjimi i komunizmit duhet të ketë ndikuar që kinezët të kenë qëndrim të tillë karshi religjionit. Japonia Shteti fqinjë i Kinës është një vend tjetër ku njerëzit kanë një pikëpamje për botën pa e përfshirë zotin në të. Në mes 30 dhe 39% e njerëzve në Japoni, deklarojnë se janë ateistë të përbetuar. Republika Çeke Mund të duket si surprizë, por njëri ndër vendet me më së paku besimtarë në botë është edhe Republika Çeke me 30 deri në 39% të qytetarëve që klasifikohen si ateistë. Sipas historianëve, përkrahja e pakët për kishën tradicionale mund të jetë si rezultat i nacionalizmit të fortë çek në shekullin e 19 dhe 20. Katolicizmi ishte parë si “import” i Austrisë dhe nuk ishte përkrahur asnjëherë nga shteti, e protestantët nuk kanë arritur ta mbushin këtë zbrazëtirë. Franca Tokka e romancës, qëndron larg nga vendet fqinje evropiane që deklarohen si religjioze, me të paktën një në pesë qytetarë që thonë se janë “ateistë të përbetuar”. Sikurse Kina, Franca ka një histori përpjekjesh për të zvogëluar fuqinë e religjionit brenda institucioneve. Revolucioni francez i vitit 1789, e kishte zvogëluar ndikimin e kishës katolike dhe në vitin 1905 ishte marrë vendim për ndarjen e shtetit nga feja. Australia Rreth 10 deri në 19% e australianëve thonë se janë “ateistë të përbetuar”. Kjo përqindje e qytetarëve australianë deklarohen si njerëz që nuk kanë Zot. Islanda Katolicizmi kishte arritur në vendin më verior të Europës në vitin 1550, dhe liria religjioze ishte bërë e drejtë ligjore në vitin 1874. Ndonëse shumë islandezë e konsiderojnë veten si Luteranë, një pjesë e vogël e tyre i ndjekin traditat e fesë së tyre, ndërsa pjesa tjetër deklarohen si ateistë të përbetuar. Kjo përfshinë 10 deri në 19% të popullsisë.