Amorim: Ishte vetëm një fitore, na duhen fitore tjera për të qenë kompetitiv NULL NULL 21.09.2025 20:07 21.09.2025 20:07 Ruben Amorim nuk i pranoi kritikat e tij pas fitores 2-1 të Manchester United kundër Chelsea të shtunën. Presioni ishte shtuar mbi trajnerin portugez pas humbjes ndaj Manchester CityT fundjavën e kaluar, por United u përgjigj me një fitore të madhe në “Old Trafford”. Duke folur për Sky Sports, trajneri Amorim tha se kritikët kanë të drejtë shumicën e kohës, por ndeshjen ndaj Chelseat e fituan dhe kjo është gjë e mirë për ta. “Njerezit nuk kanë shumë gjëra të mira për të thënë për ekipin tonë dhe rezultatet tona. E kuptoj këtë, thjesht po bëj shaka gjatë gjithë kohës. Nuk kam asgjë për t’u thënë kritikëve. Ata kanë të drejtë shumicën e kohës. Por ne fituam, dhe kjo është një gjë e mirë për ne”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Ruben Amorim duket më i lehtësuar pas fitores së djeshme, ngase fliteh që në një rezultat negativ, ai do ta gjente fundin e aventurës së tij tek ‘Diajtë e kuq’.