Aksidenti fatal në Gjakovë, dyshohet se Nikollë Perkaj pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes NULL NULL nga Albina Haxholli 21.09.2025 11:43 nga Albina Haxholli 21.09.2025 11:43 Nikollë Perkaj Kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj dyshohet se vdiq si pasojë e një arresti kardiak derisa ishte duke vozitur. Kështu kanë bërë të ditur burime brenda policisë për Klankosova.tv. Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se në një moment e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti. Ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës u tha se në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Vdes kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj Godet rrethojën metalike dhe përfundon në restorant, vdes shoferi në Gjakovë