Vdes kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj

Ka vdekur kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj. Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale. Perkaj, ishte kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, Perkaj ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.