Trump s’pajtohet me Starmerin mbi planet e Mbretërisë së Bashkuar për njohjen e Palestinës NULL NULL 18.09.2025 17:22 18.09.2025 17:22 Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në fjalimin e tij pas takimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer foli edhe për çështjen e njohjes së shtetit palestinez. Ai u shpreh se në këtë pikë ka një mosmarrëveshje me Starmerin, ani pse tha se të tilla janë të rralla, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Kam një mosmarrëveshje me kryeministrin për këtë çështje”. “Një nga mosmarrëveshjet e pakta që kemi”, është shprehur tutje presidenti amerikan.