Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parakualifikimet e Eurobasketit: Ky është orari i Kosovës

NULL NULL
08.09.2025 16:01

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, i ka ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029.

“Dardanët” përballjen e parë do ta kenë kundër Shqipërisë, më 30 nëntor.

Kjo do të jetë ndeshja e vetme në dritaren e parë, ndërsa në Dritaren e Dytë, Kosova e pret Sllovakinë më 27 shkurt 2026.

Në korrik të vitit të ardhshëm do të jenë ballafaqimet e fundit, ndaj Shqipërisë si vendas dhe Sllovakisë si mysafir, më 2 korrik, përkatësisht 5 korrik.

Në Rrethin e Dytë kualifikohen tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë.

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Orari i plotë:

27 nëntor 2025

Sllovakia-Shqipëria

30 nëntor

Shqipëria-Kosova

27 shkurt 2026

Kosova-Sllovakia

2 mars 2026

Shqipëria-Sllovakia

2 korrik 2026

Kosova-Shqipëria

5 korrik 2026

Sllovakia-Kosova

lajme të ngjashme