Hidhet mjet shpërthyes pranë një lokali në Mitrovicë – nisin hetimet NULL NULL 05.09.2025 09:21 05.09.2025 09:21 Një mjet shpërthyes është hedhur pranë një lokali në Shipol të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa hetimet kanë nisur. “Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.