Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si e rrezikoi spiunja serbe dhe i dashuri i saj kroat Kosovën?-Sopjani: S’kanë pasur shumë mundësi (VIDEO)

NULL NULL
02.09.2025 21:55
Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova
Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani, ka komentuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, rastin e dyshuar të spiunazhit që përfshiu një shtetase serbe dhe partnerin e saj kroat.

Sopjani tha se dyshja nuk kanë pasur qasje të madhe në informacionet sensitive shtetërore kosovare  dhe, për rrjedhojë, nuk kanë pasur shumë mundësi reale për të rrezikuar sigurinë kombëtare të vendit.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë dhe një pilot kroat, i cili i ka dhënë informacione një personi tjetër. Këto informacione më pas kanë përfunduar në duart e një shteti që konsiderohet armiku më i madh i Kroacisë, që është Serbia”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, edhe pse zyrtari i përfshirë kishte mundësi të vëzhgonte dhe të mblidhte informacione rreth disa institucioneve të Republikës së Kosovës, ai nuk ka pasur qasje të drejtpërdrejtë në to.

“Pozicioni i tij nuk i ka mundësuar qasje në institucionet kyçe të sigurisë si Policia e Kosovës, AKI apo Qeveria”, tha Sopjani.

lajme të ngjashme