Vardy flet pas kalimit te Cremonese: Me padurim po pres të nis të luaj NULL NULL 02.09.2025 15:25 02.09.2025 15:25 Një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Serie A është përfundimisht realitet: Jamie Vardy, ish-sulmuesi i Leicester City, është prezantuar si lojtar i ri i Cremoneses. Anglezi ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2026, me mundësi rinovimi për një sezon shtesë nëse plotësohen kushtet e caktuara. Vardy nuk i ka fshehur emocionet e tij pas nënshkrimit dhe e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale: “I emocionuar për këtë aventurë të re në Itali. Cremonese, nuk mund të pres të për të luajtur në një Kampionat i ri, sfidë e re…”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv