Sonte në Kiks Kosova: Huqja e OSHP-së me përkthimin, e fut Medplus-in në ‘listë të zezë” NULL NULL 02.09.2025 14:34 02.09.2025 14:34 Sonte në Kiks Kosova prezantohet një hulumtim që flet për keqgjykimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Është historia e një kompanie farmaceutike që u fut në listën e zezë për një vit, ani pse raportet e prezantuara ishin reale. Si ndodhi që OSHP-ja nuk arriti të përkthejë një dokument nga anglishtja? Si e ngatërroi tërësisht një email të ardhur nga Kina, gjë që çoi në diskualifikimin për një vit të kompanisë MedPlus nga prokurimi i shtetit? Mësoni të gjitha detajet, sonte nga ora 19:00 në Kiks Kosova, ekskluzivisht në Klan Kosova.