Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Kombëtarja e hendbollit bëhet me trajner suedez

NULL NULL
02.09.2025 13:14

Jesper Ostlund është emëruar selektor i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt). Suedezi Ostlund u prezantua të martën në Prishtinë, në një konferencë për media ku mori pjesë edhe presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Ostlund ka një karrierë të suksesshme në Suedi, duke drejtuar skuadra elitare si Hallby dhe Savehof, ku fitoi tituj kampion dhe kupa kombëtare. Me Hallbyn arriti plejofin e kampionatit suedez për herë të parë në histori dhe u shpall trajner i vitit 2020. Ai ka drejtuar gjithashtu Kombëtaret e grupmoshave të reja të Suedisë.

Si ndihmës i tij do të jetë Jasmin Zhuta, me karrierë të spikatur në Suedi dhe prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Zhuta do të përqendrohet në punën individuale me lojtarët.

Ostlund ka bërë të ditur se synimi kryesor është kualifikimi i Kosovës në një ngjarje të madhe, si Kampionati Evropian apo Botërori. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme