Leverkuseni e do Terzicin NULL NULL 02.09.2025 13:06 02.09.2025 13:06 Me Erik ten Hag të shkarkuar pas dy javëve të para të Bundesligës, Bayer Leverkusen po kërkon trajnerin e ri. Sipas mediave gjermane, Bayer Leverkusen ka përqendruar të gjitha përpjekjet për të bindur Edin Terzic. Trajneri boshnjako-gjerman është favoriti për të marrë drejtimin e një skuadre që ka nevojë për udhëheqje të menjëhershme. Bayer Leverkusen e sheh Terzicin si një trajner të aftë për të përballuar presionin dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Kredenciali i tij kryesor ishte koha e kaluar te Borussia Dortmund, ku e dërgoi ekipin deri në finalen e Champions League. /Klankosova.tv