Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rashiq: Me Kurtin në mars biseduam për kandidimin tim potencial për nënkryetar Kuvendi

NULL NULL
29.08.2025 22:18
Nenad Rashiq
Foto: Arkiv

Nenad Rashiq, deputeti serb ka deklaruar se ka zhvilluar bisedime me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti para se të kandidonte për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Ai e ka bërë këtë sqarim pasi u pyet në “Dukagjin” nëse kandidimi i tij ishte i pavarur apo i nxitur nga kryeministri në detyrë.

Sipas Telegrafit, Rashiq u shpreh se kanë biseduar më Kurtin për këtë çështje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Normalisht që kemi biseduar sa i përket kandidimit tim potencial, por kjo ka ndodhur diku, mos gabofsha, në mars pas zgjedhjeve. Kemi debatuar dhe unë, në një moment kur ka dalë kjo temë, kam thënë pse jo, sepse me të vërtetë dua ta prezantoj një fytyrë tjetër të përfaqësimit të serbëve në institucione, jo sikur kemi pasur rastin deri më tani”, ka thënë Rashiq. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme