Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çështja e nënkryetarit, Koci: Lista Serbe e fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese

NULL NULL
28.08.2025 21:40

Opinionisti politik, Melazim Koci, ka thënë se me Kushtetutën e Kosovës nuk përcaktohet se cilës parti serbe i takon nënkryetari, por sipas tij, kjo gjë saktësohet me Rregulloren e Kuvendit.

Sipas Kocit, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit, përkatësisht nenit 12, paragrafit 6, thuhet se kandidati për nënkryetar të kuvendit nga radhët e komunitetit serb, propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb.

“Dhe është edhe paragrafi 7, shorti, por ky paragraf nuk e përjashton të drejtën që Lista Serbe me nëntë deputetë ta ketë nënkryetarin sepse thotë se ‘në rast të mos propozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6 të këtij neni, propozimi i kandidatëve bëhet me short në prani të deputetëve të komunitetit përkatës’. Nuk e përjashton të drejtën e Listës Serbe që ta ketë nënkryetarin”.

“Ata mund ta zgjedhin Rashiqin, por mendoj që një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, Lista Serbe do ta fitojë këtë rast pa asnjë problem”, tha Koci në Rubikon në Klan Kosova.

Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar sërish që ta konstituoj legjislaturën e nëntë, pasi kanë dështuar që ta zgjedhin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

lajme të ngjashme