Interi me pesë yje NULL NULL 25.08.2025 23:11 25.08.2025 23:11 Interi i vjetër në stinorin e ri. Neroaxurët ishin fantastik dhe e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Serie A, duke e deklasuar Torinon me rezultat 5:0. Nënkampioni italian e mbylli çështjen e fitores që në pjesën e parë duke shënuar dy herë me mbrojtësin italian, Alessandro Bastoni dhe francezin Marcus Thuram, duke shtuar këtu edhe katër raste tjera shumë të mira. Në pjesën e dytën, Interi vazhdoi me ritëm të njëjtë dhe nuk vonoi shumë kur Lautaro Martinez realizoi golin e tretë, pas dhuratës së madhe që ia bëri Gvidas Gineitis. Francezi Thuram shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Interin, duke mposhtur portierin Israel dhe duke e falënderuar Bastonit që harkoi topin nga e majta si me dorë. Festivali i golave vazhdoi me përforcimin e ri, Ange Yohan Bonny që shënoi golin e pestë dhe final, përr Interib që kryeson tabelën në Serie A, fal golavarazhit të lartë./Klankosova.tv