Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MSh-ja e drejtuar nga Hamasi: 58 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit në Gaza

NULL NULL
25.08.2025 16:28

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 58 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në Gaza.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se gjatë kësaj periudhe janë plagosur 308 persona, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ministria tutje shtoi se 62 mijë e 744 persona janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori.

Në këto të dhëna nuk bëhet dallim midis luftëtarëve dhe civilëve, por thuhet se gati gjysma kanë qenë gra dhe fëmijë.

lajme të ngjashme