Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person NULL NULL 25.08.2025 09:53 25.08.2025 09:53 Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe katër gëzhoja, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njejti ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes jenë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.