Ukrainasit shënojnë Ditën e Pavarësisë në Kiev NULL NULL 24.08.2025 11:13 24.08.2025 11:13 Ukrainasit janë mbledhur në Kiev këtë mëngjes për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit. Të afërmit e ushtarëve të zhdukur mund të shihen duke mbajtur flamuj dhe pankarta ndërsa marrin pjesë në një tubim në kryeqytet. Në një fjalim me rastin e Ditës së Pavarësisë, Volodymyr Zelensky tha se është vetëm çështje kohe para se Ukraina të jetë “sërish së bashku si një familje” dhe “asnjë pushtim i përkohshëm nuk mund ta ndryshojë këtë”. /Klankosova.tv