Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanos dhe sulmon dy femra në Prishtinë, prokurori e liron të dyshuarin

NULL NULL
24.08.2025 10:04

Një mashkull kosovar është arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshje, gjatë së cilës ka kanosur dhe sulmuar dy femra kosovare.

Viktimat morën tretman mjekësor për lëndimet e marra, megjithatë pas intervistimit, i dyshuari u lirua me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt, transmeton klankosova.tv.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas mosmarrëveshjes ka kanosur dhe sulmuar dy viktima femra kosovare. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

lajme të ngjashme