Zotimi i Zelenskyt: Flamuri do të valojë në gjithë Ukrainën (VIDEO) NULL NULL 23.08.2025 20:35 23.08.2025 20:35 Me duar në zemër po i bëjnë nderime simbolit të tyre kombëtar. Nën flamurin kaltër e verdhë, presidenti Volodymyr Zelensky, së bashku me ushtarët dhe kolonelët më të lartë u mblodhën të shtunën në Kiev për të përkujtuar Ditën e Flamurit të Ukrainës. Këtij që simbolizon qiellin e pastër dhe paqen i pari i shtetit i shtoi edhe kuptime të tjera. Zelensky fjalimin e tij e vazhdoi me falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në mbrojtjen e vendit që drejton. Ai bëri thirrje edhe për një minutë heshtje në nderim të të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për mbrojtjen e territorit të Ukrainës. Zelensky pritej që të takohet me pushtuesin, Vlladimir Putin, por që siç thotë ukrainasi, rusi po bën çmos për të penguar planin i cili synon ndaljen e luftës.