Kolona kilometrike e mërgimtarëve në kufirin Serbi-Hungari NULL NULL 23.08.2025 16:52 23.08.2025 16:52 Mërgimtarët po përballen me kolona edhe jashtë pikave kufitare të Kosovës. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se kolonat e mërgimtarëve që po presin me orë në kufirin Serbi-Hungari janë kilometrike. Një mërgimtar i tha Klankosova.tv se kolona për të kaluar nga Serbia në Hungari arrin deri në katër kilometra. Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët po presin deri në pesë orë në pikën kufitare në Merdarë për ta lëshuar vendin.