Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mërzitem nëse ka grevë, e du shumë shkollën”, ‘çudit’ Eda Bahtiri (VIDEO)

NULL NULL
23.08.2025 11:45

Eda Bahtiri, vajza tetëvjeçare e cila ishte e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, solli një atmosferë të veçantë në studio, duke shpërndarë hare, sinqeritet dhe pozitivitet me paraqitjen e saj.

Me fjalët e saj të sinqerta dhe plot dashuri për dijen, Eda i ‘çuditi’ kur tha se e do shumë shkollën.

“E dua shumë shkollën dhe mërzitem kur ka grevë”, tha Eda.

Eda tha se synon që të studioi në universitetet më të mira në botë dhe kur të rritet të bëhet presidente. Derisa shton se kohën e lirë e kalon duke lexuar.

“Kur të rritem du me u bë presidente. Kosova dhe Shqipëria kurrë nuk e kanë pasë një presidente më të mirë se tani”, tha Eda.

Ndiqeni videon për detaje:

lajme të ngjashme