Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

NULL NULL
26.07.2026 07:20
Foto nga DAZN

Anthony Joshua ka triumfuar ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga në një përballje spektakolare të zhvilluar në Jeddah, duke fituar me nokaut teknik në raundin e dytë, pas një dueli që nisi me surpriza.

Prenga arriti ta vendoste britanikun në vështirësi në raundin e parë, por Joshua reagoi fuqishëm dhe e mbylli sfidën me një seri goditjesh vendimtare, transmeton Klankosova.tv.

Pas përfundimit të meçit, një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte gjesti i Anthony Joshua, i cili mori dhe hodhi mbi supe flamurin kuqezi.

Ishte vetë Joshua ai që kërkoi ta ‘vishte’ flamurin e Shqipërisë, duke nënkuptuar se respekti mbetet edhe pas ballafaqimit.

lajme të ngjashme