Poezia i bënë bashkë shkollat e kryeqytetit NULL NULL 21.03.2016 11:37 21.03.2016 11:37 Për Ditën Botërore të Poezisë, Komuna e Prishtinës ka organizuar një program kulturor-artistik për të shënuar këtë ditë në shkollën fillore të mesme e ulët “Model” në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të gjitha shkollat e qytetit si dhe karvani i shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Arbërie Nagavci tha se qëllimi i këtij organizimi është promovimi i poezive dhe i leximit në përgjithësi. Ajo ka përshendetur krijuesit e ri dhe u ka premtuar që me poezitë e tyre do e botojë një libër, njofton Klan Kosova. Përveç kësaj, karvani i shkrimtarëve për fëmijë u ka dhuruar bibliotekës së shkollës disa libra, ndërkaq në këtë manifestim u zgjodhën edhe poezitë më të mira të kryeqytetit nga niveli i shkollës fillore dhe asaj të mesme.