Velipojë, policia e gjen shëndoshë e mirë 2 vjeçarin e humbur NULL NULL 17.08.2025 16:33 17.08.2025 16:33 Një fëmijë dy vjeçar kishte humbur në plazhin e Velipojës, të dielën. Atë e kërkuan Policia e Shtetit, zyrtarët policorë fëmijën e dërguan tek prindërit e tij. Sipas PSh-së, fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. “Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, i cili gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes”, thuhet në njoftim. Prindërit e djalit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe përkushtimin në këtë rast. /Klankosova.tv