Cedric Russell i bashkohet Trepçës për sezonin 2025/26 NULL NULL 07.08.2025 11:50 07.08.2025 11:50 Klubi basketbollistik Trepça ka bërë një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri 2025/26, duke zyrtarizuar ardhjen e basketbollistit amerikan Cedric Russell. Russell, që luan në pozitat 2 dhe 1, së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit austriak me skuadrën Traiskirchen Lions. Në 29 ndeshje, ai ka pasur një mesatare mbresëlënëse prej 17.2 pikësh për ndeshje, me 38.7% saktësi në gjuajtjet për tri pikë, si dhe ka shtuar 3.7 kërcime dhe 2.2 asistime për ndeshje.