Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shoqërohet në polici shtetasi i Shqipërisë i cili shkeli flamurin e Kosovës

NULL NULL
06.08.2025 14:49

Policia e ka shoqëruar në stacion shtetasin e Shqipërisë i cili sot e shkeli me këmbë flamurin e Kosovës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Ai tani është duke u intervistuar. Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast”, deklaroi ajo.

Incidenti në fjalë ndodhi në qendër të Prishtinës, konkretisht te Kuvendi i Kosovës.

Aty ndërhyri qytetari Ramadani Nishori, i cili ia mori flamurin atij.

Qytetari nga Tirana shkel flamurin e Kosovës në qendër të Prishtinës, konfrontohet nga një kalimtar rasti (VIDEO)

lajme të ngjashme