Zyra Ndërlidhëse në Beograd informohet për arrestimin e Behar Preniqit NULL NULL 05.08.2025 10:40 05.08.2025 10:40 Foto ilustruese: Flamuri serb (në të majtë) dhe ai kosovar (në të djathtë). Behar Preniqi, u arrestua ditën e djeshme nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë. Preniqi u arrestua me pretendimin se ky kishte qenë pjesëtar i UÇK-së. Klankosova.tv merr vesh nga burimet se lidhur me rastin është informuar edhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd. Kjo u konfirmua edhe familja e të arrestuarit. “Më thanë se nuk kanë informacion. Duhet të presin 48 orë. Duhet ta kuptojnë vendin se ku po e mbajnë”, deklaruan nga familja. Klankosova.tv ka dërguar pyetje lidhur me rastin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe është në pritje të një përgjigje. Kosovari Behar Preniqi arrestohet në Serbi, po vinte nga Gjermania