Nga 2 në 1 orë, zvogëlohet koha e pritjes te Dheu i Bardhë NULL NULL 02.08.2025 13:04 02.08.2025 13:04 Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave në pikat kufitare të Kosovës. Sipas kësaj qendre, pritjet tek pika kufitare e Dheut të Bardhë janë zvogëluar krahasuar me gjendjen që ishte mëngjesin e sotëm. Atje, qytetarëve iu duhet të presin deri në një orë në hyrje si dhe dalje të Kosovës, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, ato zgjasnin deri në dy orë. Në pikën tjetër kufitare, atë të Muçibabës janë regjistruar pritje deri në 40 minutëshe për të hyrë në Kosovë. Situatë më e mirë raportohet në të gjitha pikat tjera me pritje nga 5 deri në 15 minuta, njofton Klankosova.tv